Iu kundervu arbitrit, Dani Alvesh denohet me 3 ndeshje pezullim

Dani Alveshit i kushtoi shtrenjte kundervenia ndaj arbitrit Turpin ne ndeshjen mes Paris Sen Zhermenit dhe Lionit. Pikerisht per shkak te ketij veprimi qe ndodhi ne minuten e 57 te sfides, braziliani u ndeshkua me karton te kuq. Gjithcka ndodhi pas nje faulli te shkaktuar nga Dani Alvesh qe u ndeshkua me karton te verdhe, por me pas sjellja e tij ndaj gjyqtarit e detyroi kete te fundit t’i tregojne kartonin e kuq.

Rasti u shqyrtua edhe ne Komisionin e Disiplines te Federates Franceze te Futbollit qe me fund vendosi te ndeshkoje Dani Alveshin me 3 ndeshje pezullim.

Sfidanti.al