PSZH-ja vazhdon të arrijë fitore mbas fitoreje në Ligën e Parë franceze dhe “viktima” më e fundit e saj ishte Nisa që u mund 3-0 (1-0). “Të shenjtët” konsiderohen si favortët kryesorë që ta fitojnë kampionatin francez dhe, deri tani, ata e meritojnë plotësisht këtë status.
Në min. e 11-të Anhel Di Maria nuk shënoi dot, duke goditur vetëm shtyllën, por gabimin e tij e ndreqi Nejmari që e dërgoi topin në rrjetën e portës kundërshtare mbas një topi të pasuar nga Diabi. Futbollisti brazilian shënoi edhe një gol tjetër, por atë e anuloi sistemi VAR. Golin e dytë e shënoi Kristofer Nkunku në min.e 46-të, ndërsa në fund të ndeshjes rezultatin e vulosi edhe një herë tjetër Nejmari mbas një asisti nga Mbape.
PSZH-ja është lider absolut në kampionatin francez dhe i vetmi ekip pa humbje, madje në tetë ndeshje të Ligës së Parë ka arritur tetë fitore në tetë ndeshje.
Sfidanti.al