Nisa nuk do t’i ketë shërbimet e Mario Balotelit as këtë javë, ndërsa do të përpiqet të mbetet e vetme në krye të kampionatit francez. Sulmuesi italian, që nuk luajti as në Austri në Ligën e Europës (fitore 1-0 me Salcburgun), ende nuk e ka marrë veten nga dëmtimi dhe do të jetë sërish një mungesë e madhe për shokët e tij. Ai ka shënuar disa gola dhe me personalitetin e tij e ka ndihmuar Nisën që, fare papritur, të lerë pas ekipe më të fortë dhe me më shumë buxhet si Paris SG, Olimpik Marsejë, Lion apo Bordo.
SuperMario duket se është kthyer në formën e dikurshme, por me një sjellje shumë më të ndryshme sesa kur ishte tek Interi, Mançester Siti, Milani apo Liverpuli. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Tavekio, ka deklaruar se trajneri i kombëtares, Ventura, nuk e ka lënë Balotelin krejtësisht jashtë planeve të tij, pra një ditë sulmuesi mund ta veshë përsëri fanelën e kaltër, pasi u la jashtë ekipit nga ish-trajneri Antonio Konte.
Nisa do të ketë edhe mungesa të tjera për ndeshjen e nesërme në fushën e Mecit, pasi kapiteni Baise dhe Henrike.
B. Kuka