Ëndrrat i kishte të mëdha, por nuk iu shmang dot së kaluarës. Një futbollisti 22-vjeçar humbi jetën në Marsejë pasi u qëllua me plumba, duke ndërprerë në mes jetën dhe karrierën. Adel Santana Mendi, lojtar i ekipit amator me emrin Obanje, u shua ndërsa ndodhej në lagjen numër 14 të qytetit jugor të Francës, një zonë që njihet si e rrezikshme. Lajmin e dha klubi i Mendisë, ndërsa televizioni BMF, dega e Marsejës, njoftoi se 22-vjeçari u godit dy herë dhe nuk mundi të shpëtonte edhe pse mori ndihmën e shpejtë mjekësore. Sipas televizionit, në vendin e vrasjes u gjetën 27 gëzhoja plumbash.
Sfidanti.al