Fantazmat s’i ndahen Kilian Mbapes – plani B i Realit të Madridit

Mbasi e kuptuan se nuk do të mund t’i sigurojnë shërbimet e futbollistit brazilian që luan me PSZH-në, Nejmar, njerëzit kryesorë të Realit e kanë drejtuar tani vëmendjen e tyre drejt partnerit të tij në sulm, Kilian Mbape.
Mbape ka paralajmëruar se ai do të largohet nga PSZH-ja, nësë ky klub francez përjashtohet nga Liga e Kampioneve, për shkak të mosrespektimit te rregullave fair play të UEFA-s. Jozyrtarisht thuhet se presidenti i Realit, Florentino Perez, është gati të paguajë rreth 200 milionë euro për shërbimet e Kilian Mbapes.
Sfidanti.al