Ka pasur një fanelë me numrin 4 në shpinë, ndërsa ka luajtur si numri 10. Sesk Fabregas di diçka për futbollin, ndaj edhe i lejon vetes që të kritikojë tifozët e Paris SG për trajtimin ndaj Lionel Mesit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Superylli argjentinas ishte një nga ata që u vërshëllyen në “Parkun e Princave”, ndërsa PSG u mund 3-1 në Madrid nga Reali. “Unë i kuptoj tifozët, – tha Fabregasi, – ata duan që të fitojnë Championsin dhe janë të mërzitur me të drejtë, por duhet të tregojnë respekt për Mesin. Kurrë PSG-ja nuk ka pasur një lojtar të tillë, dhe Mesi nuk ka shumë kohë që ka mbërritur në ekip”. Fabregasi është shumë shok me Leon, që nga koha kur ishin bashkë tek Barcelona, ndërsa ka luajtur edhe për Arsenalin, Çelsin apo Monakon.
Sfidanti.al