Luis Enrique i ka dal në ndihmë Andre Gomesit nw njw moment delikat tek Barcelona.
Andre Gomes është vërshëlluar në Camp Nou nga tifozët, pas paraqitjes zhgënjyese ndaj Leganes, ku Barcelona arriti të marrë tri pikë falë një penalltie të fituar nga Neymar në minutën e 89’të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
“Nuk i kuptoj vërshëllimat në drejtim të Gomes. Mendoj se gjithë tifozët kanë të drejtë të shprehin nervozizmin e tyre, por Gomes nuk i meriton ato vërshëllima. Ajo që na bën neve të fortë është bashkimi dhe vërshëllimat ndaj Andre më shqetësojnë”, tha Enrique.
“E dinim se do të jetë një ndeshje e vështirë, sidomos pas asaj ndeshjeje në Ligën e Kampionëve”, shtoi Enrique.