Ligue 1, sezoni i ardhshëm rinis në 22 gusht

Ligue 1 ishte i pari kampionat i rëndësishëm në Evropë që u ndal dhe tani mund të jetë i pari që do të nisë sezonin e ri 2020/21. Federata Franceze e Futbollit, pasi dëgjoi dhe opinionet e televizioneve që kanë të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të kampionatit, vendosi se Ligue 1 dhe Ligue 2 të kthehen në fushën e lojës për sezonin e ri në 22 gusht.

Sezoni aktual është i mbyllur përfundimisht për shkak të pandemisë coronavirus me Paris Saint Germainin që u shpall kampion i Francës. përsa i përket Ligue 2, edhe ky kampionat do të nisë në gusht pikërisht në datën 23 të këtij muaji. Në këtë pikë, për futbollin francez mbetet të marrë vetëm OK nga UEFA, me këtë të fundit që duhet ende të përcaktojë datat e nisjes së sezonit të arddhshëm futbollistik.

sfidanti.al