Leicester, Brandon Rodgers ‘i shkel syrin’ Eriksen: Jam optimist, edhe pse është i kushtueshëm

Premier League duket se do të jetë sërish destinacioni i Christian Eriksen. E ardhmja e mesfushorit danez të Interit që nuk ka qenë asnjëherë realisht në planet e Contes, mund të jetë te Leicester që është në kërkim të një futbollisti cilësor. Ai që tregoi disa shenja në lidhje me këtë cështje ishte vetë trajneri i ‘Dhelprave’, brendan Rodgers në një konferencë për shtyp.

‘A po kërkojmë një futbollist si Eriksen? Unë gjithnjë jam optimist-tha Rodgers-ka futbollistë që janë shumë të kushtueshëm, por nëse do të ekzistojë mundësia për të marrë një lojtar që mund të na ndihmojë, do të jem i lumtur. Me siguri kërkojmë një mesfushor me karakter sulmues. Kemi lojtarë që janë më difensivë, por nuk mund të dalim nga standardet tona të merkatos’.

Me fjalë të tjera, dyert e Leicester janë të hapura për Eriksen. Tani topin e kanë futbollisti dhe drejtuesit e dy klubeve, ndërkaq, trajneri do të jetë shumë i lumtur të mirëpresë në Premier League danezin.

sfidanti.al