Dumoulin i suprizon të gjithë; tërhiqet nga garat ciklistike

Tom Dumoulin e lë ciklizmin, të paktën për momentin. lajmi u konfirmua nga skuadra e tij, Jumbo-Visma. ciklisti holandez, fitues i Giro d’italias në 2017, së bashku me skuadrën e tij vendosi që të tërheqje nga aktivitetet për një kohë të pacaktuar

‘E mora vendimin dje-tha Dumoulin në një video-skuadra më mbështet, ndihem mirë. Është sikur të kem hequr nga shpatullat një cantë prej 100 kg. U zgjova i lumtur, më në fund vendosa të marr kohë që t’i dedikohem vetes. besoj se kjo tregon gjithcka’.

Dumoulin shpërtheu në vitin 2015, gjatë Xhiros së Spanjës që në fund u fitua nga Fabio Aru. Në vitin 2017 ai triumfoi në Giro d’Italia, ndërsa në vitin pasardhës mori pjesë si në Xhiron e Italisë ashtu edhe në Turin e Francës, duke u pozicionuar në të dy rastet në vendin e dytë

sfidanti.al