Gjithnjë e më shumë po mendohet që sulmuesi kryesor i ekipit mund të largohet. Rafael Leao nuk jep lajme të mira dhe Milani duhet të mendojë ndoshta për një “plan B”. Nga Italia njoftohet se portugezi 23-vjeçar ka hedhur poshtë çdo ftesë të klubit për të rinovuar kontratën. “Nuk ka rinovim përpara Botërori”, – kanë qenë fjalët e tij, dhe kjo duket si një përpjekje për të fituar kohë, ndonëse mund të interpretohet edhe si dëshirë për të qenë i përqëndruar në Kupën e Botës ku do të synojë të shkojë sa më larg me kombëtaren e tij të Portugalisë. Mund të thuhet se Milani mund të jetë i detyruar ta transferojë në janar dhe kjo mund të afrojë mundësinë që Armando Broja të shkojë në “San Siro” dhe Leao të shkojë tek Çelsi.
Sfidanti.al