Lazio, pritet rinovimi i trajnerit Simone Inzaghi

Kjo javë është vendimtare për rinovimin e Simone Inzaghit. Sipas të përditshmes ‘Il Messaggero’ detajet janë zgjidhur të gjitha dhe trajneri kontrata e të cilit skadon në qershor gjeti akordin për nënshkrimin e një kontrate 2 vjecare deri në 2023 me një pagë që rritet nga 2 në 2.4 milionë Euro dhe 500 mijë Euro të tjerë dhe zyrtarizimi pritet të bëhet brenda fundjavës me Inzaghin që do të bëhet tekniku më afatgjatë në epokën Claudio Lotito si president i Lazios

Është ky një rekord prestigjioz për Simone Inzaghi që do të firmosë në momentin më të mirë të Lazios që vjen pas 5 fitoreve të rëndësishme në kampionat , pranë  zonës Champions dhe me mendjen për sfidën kundër Bayernit të Mynihut në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve.

Kjo firmë vjen pas tratativave të gjata që zyrtarisht nisën në 9 dhjetor të vitit 2020 pas kualifikimit historik në raundin e 1/8 të finaleve në Champions. Pritej që zyrtarizimi i nënshkrimit të kontratës së re të Inzaghit të bëhej në periudhën e festave të fundvitit, dicka që e pohoi edhe vetë Inzaghi,por në fund u vendos që palët të prisnin edhe për pak kohë, deri në këtë moment ku gjithcka është vendosur dhe pritet zyrtarizimi i rinovimit të kontratës së trajnerit lazial.

Sfidanti.al