Lampardi do të kthejë te Çelsi.. Çeh-un, Drogban, Givenin dhe Morisin

Megjithëse trajneri italian Mauricio Sari zhvilloi një sezon solid, duke i sjellë Çelsit, midis të tjerave, edhe trofeun e Liges së Evropës, ai shpejt do të mund të harrohet, pasi vendin e tij do ta zërë legjenda e këtij klubi londinez, Frenk Lampard.

Sipas medias angleze, Çelsi dhe Derbi Kaunti janë vetëm një hap larg marrëveshjes, mbi bazën e së cilës Frenk Lampardi do të kthehet në “Stenford Brixh” si trajner, pasi Derbit t’i paguhen pesë milionë euro.

Tani është përhapur edhe informacioni se Lampardi do të sjellë me vete disa legjenda të tjera: Petar Çeh – drejtor klubi, Didier Drogba – trajner sulmuesish, Shej Given – trajner portierësh dhe Xhodi Moris – ndihmës i parë.

Sfidanti.al