Lajm i keq për Allegrin, dëmtohet Chiesa

Pas Cambiaso, Juventus humbet një tjetër lojtar përpara ndeshjes ndaj Salernitana. Një problem i madh për Allegrin, pasi është Federico Chiesa i dëmtuari. Sulmuesi italian pësoi një ndrydhje në gju. Ish-lojtari i Fiorentina nuk do të udhëtojë me ekipin për ndeshjen në transfertë ndaj Salernitana. Megjithatë, testet e para instrumentale përjashtuan një dëmtim të rëndë. Chiesa është një nga lojtarët më të prekur nga dëmtimet muskulare në kampin bardhezi, çka ka ndikuar edhe në karrierën e talentit italian i cili nuk arrin të gjejë vazhdimësinë me fanellën bardhezi.

sfidanti.al