Zidane: Jam unë trajneri, dhe këtu do bëhet siç them unë

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, foli përdisa tema që janë aktuale dhe një nga ato kishte të bënte me portierin Kejlor Navas, për të cilin media shkruan sedo të largohet mbas mbarimit të këtij sezoni. Zidane tha se ai kishte biseduar me të, por nuk dha hollësira të bisedës.

“Unë nuk dua të flas për sezonin e ardhshëm. Ka shumë zëra për atë që mund të ndodhë. Unë bisedova me Kejlorin, por, veç meje dhe atij, askush nuk e di se çfarë i thashë unë atij. Vendimi që do të marr, do të jetë i imi. Jam unë trajneri dhe do të bëj atë që mendoj se është më e mira dhe, nëse nuk do të më lejohet të bëj atë që mendoj se është e drejtë, unë jam gati të largohem. Kjo është e qartë”, deklaroi Zidane, duke shtuar: “Kur është fjala për transferimet, ne në klubin tonë merremi vesh njeri me tjetrin. Por, sa i përket asaj se kush do të luajë dhe kush do të jetë rezervë, për këtë vendos vetëm unë”.

Sfidanti.al