Toni, përse nuk e imagjonin të luash me Barcelonën

 

Në shenjë respekti për Real Madridin, Kroos nuk do të transferohej kurrë në Barcelonë.

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Kicker”, ka bërë të ditur se ai kurrë nuk do të transferohej në Barcelonë, kjo për shkak të rivalitetit mes Realit e Barçës, shkruan Gazeta Expres.

“Nuk e imagjinoj të shkoj në Barcelonë”, tha fillimisht Kroos.

“Disa transferime thjesht nuk mund të ndodhin, kjo ka të bëjë me respektin. Respektin për fansat dhe klubin që përfaqëson”, shtoi Kroos.