Fillimisht ishte dyshimi nëse do t’ia dilte të ishte në “apel”. Provën e parë e kaloi dhe Lionel Mesi është i grumbulluar për “El Klasikon” e Kupës së Mbretit ndaj Realit në “Kamp Nou”. Trajneri Ernesto Valverde ishte shprehur se “do të vendos vetëm pas stërvitjes së sotme (të djeshme)”. Përgjigja e kapitenit ishte premtuese dhe ai u përfshi në listë.
Mesit i duhet të kalojë edhe provën e dytë, pra nëse do të jetë fizikisht në gjendje për të luajtur titullar apo jo. E qartë është që Valverde nuk mund të rrezikojë për një trofe krejt dytësor në krahasim me La Ligën e Championsin, pra Leo do të ishte nga minuta e parë vetëm neë shkalla e rrezikut do të ishte thuajse zero.
Padyshim që argjentinasi mezi pret për t’i luajtur përballje të tilla, më të rëndësishmet ndeshje individuale për një lojtar të Barcelonës. Ai e humbi duelin e kampionatit (5-1), por nuk dëshiron ta humbasë edhe këtë. Në mungesë të Kristiano Ronaldos, prania e Mesit e bën “El Klasikon” edhe më shumë “El Klasiko”. Jo më kot ka shënuar 26 gola në 38 përballje me madrilenët.
Sfidanti.al