Gonzalo Higuain nuk ka asnjë dyshim; te Celsi ai ka gjetur dimensionin e duhur për të bërë mirë dhe Milani tani është një kujtim i largët për të. Sulmuesi argjentinas në debutimin e tij në Stamford Bridge ndaj Hadërsfildit shënoi dy gola në fitoren 5-0 të Bluve të Londrës.
‘Sarri di të marrë më të mirën nga unë, di si të më trajtojë sidomos në aspektin emotiv-tha Higuaim në një intervistë për ‘London Evening Standard’-kur punova me të te Napoli, në sezonin 2015/2016 theva cdo rekord për golat. Ajo që kemi ndarë bashkë unë dhe Mauricio është dicka fantastike dhe unë jam i kënaqur që po punoj sërish me të në një klub të madh. Mendoj se kjo skuadër është në rrugën e duhur për të arritur objektivat e vendosur’.
I pyetur për diferencën mes Serisë A dhe Premier Leagues, Higuain u përgjigj kështu: ‘Premier League është ndryshe; këtu mbrojtësit hyjnë me forcë menëjherë në momentin që merr topin në zotërim. Por pavarësisht kësaj, unë kam krijuar përshtypje të mira nga futbolli britanik dhe gjërat do të shkojnë akoma më mirë pasi të filloj të njoh shokët e mi të skuadrës. Këtu stadiumet janë plot, atmosfera është fantastike, mund të ecësh në rrugë pa u shqetësuar si një person normal’
sfidanti.al