Thonë se hajdutët ndjellin ters, po Varane dhe Reali frikësohen..

Hajdutët e kanë plaçkitur shtëpinë e yllit të Real Madridit, Raphael Varane

Derisa Raphael Varane po luante në ndeshjen mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit, në Ligën e Kampionëve, hajdutë ia kanë plaçkitur shtëpinë.

Sipas të përditshmes sportive madrilene, AS, hajdutët i kanë vjedhur francezit bizhuteri, orë dore dhe të holla në vlerë të 70 mijë eurove.

AS shkruan se Varanes i janë vjedhur 12 orë të ndryshme dore, 3.800 euro para të gatshme dhe bizhuteri me vlerë rreth 10,500 euro.