Të jesh president i Barçës? Duhen 120 milionë euro, një blerje e madhe e “lëkurë si shollë gomari”!

Për momentin është detyra drejtuese më e vështirë e futbollit botëror. Pasi Florentino Perez i mori mësimet nga pësimet e mandatit të tij të parë tek Reali, në “Kamp Nou” situata është ndryshe. Nuk ka një kandidat karizmatik dhe stërmiliarder si Perezi, por disa njerëz ambiciozë që japin premtime të mëdha. Siç shkruan “Deili Meili”, që të bëhesh president i Barcelonës duhet të kesh 120 milionë euro të ndara veç si garanci bankare, të premtosh një blerje të madhe, si dhe të kesh një “lëkurë të trashë” si “shollë gomari”. Kjo, sepse do të kesh sulme, dhe presion të jashtëzakonshëm. Gjithashtu, duhet mbështetja e të paktën 2 2250 anëtarëve të asamblesë së klubit. Kandidatë janë Viktor Font, Zhoan Laporta, Zhordi Farre, Toni Freiça, Luis Fernandes, Agusti Benedito dhe Pere Riera. Me gjasë, Laporta duhet të jetë favorit, sepse ka pasur sukses kur ishte president më parë. Zgjedhjet duhej të mbaheshin në fund të marsit, por mund të afrohen në janar.

Sfidanti.al