Solari në mbrojtje të Ramosit: Askujt tjetër nuk i është thyer hunda!

Trajneri i përkohshëm i Realit të Madridit, Santiago Solari, e mori në mbrojtje kapitenin e ekipit të vet, Serhio Ramos, mbas dëmtimit të rëndë që ky i fundit i shkaktoi një mbrojtësi të Viktoria Pëlzenit në ndeshjen e fundit që Reali e fitoi 5-0 në kuadrin e Ligës së Kampioneve. Ramosi goditi me brryl futbollistin çek, Milan Havel, duke i shkaktuar atij frakturë në hundë
“Kapiteni ynë është kurajoz dhe njeri korrekt. Të gjithë ata që luajnë futboll, e dinë se ky është sport, ku kontaktet fizike janë të shpeshtë, ndërkohë që atë e luajnë edhe djem që peshojnë 80-90 kg, kështu që situatave të tilla nganjëherë nuk u shmangesh dot. Nuk ka futbollist tjetër që t’i jetë thyer hunda më shumë se Ramosit. Ai ka një përvojë të pasur personale në këtë drejtim”, vuri në dukje Solari.
Sfidanti.al