Cili është ky djalosh me emrin Bekenbauer? Nga gjaku është nipi, nga loja…

Luka Bekenbauer është nipi i legjendës gjermane dhe botërore të futbollit, Franc Bekenabuer, një nga futbollistët më të mirë të shekullit të kaluar, kampion bote edhe si lojtar (1974) dhe edhe si trajner (1990) me ekipin përfaqësues gjerman.
Luka Bekebauer nënshkroi kohët e fundit kontratë me Hanoverin dhe, më në fund, ai debutoi me ekipin e parë, në fakt, është fjala për ekipin rezervë të Hanoverit. Në ndeshjen që u zhvillua dje, rezervat e Hanoverit u mundën 0-3 nga “kolegët” e tyre të Hamburgut, por, sidoqoftë, Luka i impresionoi shumë të pranishmit, pasi loja e tij të kujtonte atë të “kajzerit” Franc Bekenbauer.
Gjatë kësaj vere, Luka Bekenbauer iku nga Shalke dhe nënshkroi kontratë me ekipin e të rinjve të Hanoverit, por, duke qenë se ai zotëron një talent të madh, ai shumë shpejt kaloi tek ekipi rezervë i të rriturve, kështu që nuk do të jetë ndonjë çudi e madhe, kur ai të luajë me bluzën e ekipit kryesor të Hanoverit.
“Luka luan në mënyrë të qëndrueshme. Ka ide ne kokë, kur e zotëron topin”, thotë për të trajneri i tij.
Sfidanti.al