Sezonin e kaluar u bënë transferime të mëdha dhe të ardhurat në klub ishin të konsiderueshme, edhe pse pati shpenzime. Atletiko e Madridit humbi 3 prej figurave kryesore si Lykas Fernandez, Antuan Grizman e Rodrigo, ndërsa viti në vazhdim mund të jetë një tjetër periudhë “hemorragjie”. Yje të rëndësishëm si Zhoao Feliks, Saul Nigez, Tomas apo Jan Oblak janë vënë në shënjestër të pretendentëve në Europë.
Vitin e kaluar u fituan 80 milionë euro nga Hernandezi që e mori Bajerni, 120 milionë euro nga Grizmani që kaloi tek Barcelona, dhe 70 milionë nga Rodrigo që shkoi tek Mançester Siti. Në total, 270 milionë euro, ndonëse u shpenzuan shumë për Zhoao Feliksin, plot 126 milionë euro. Sidoqoftë, portugezi 20-vjeçar kërkohet dhe Atletiko nuk do të lejojë që të largohet për më pak se kaq. Saul Nigez ka klauzolë 150 milionë euro, ndonëse nuk dihet nëse mund të paguhen aq, Tomasit mund t’i kushtojë kartoni 50 milionë, ndërsa Jan Oblak gjithashtu duhet të jetë i shtrenjtë, ndonëse është portier. Diego Pablo Simeone nuk e pëlqen aspak këtë situatë, por Atletiko ka qenë gjithnjë “tabelë qitjeje”, aq më tepër tani në krizën e koronavirusit.
Sfidanti.al