Diego Simeone vazhdon që ta rrisë legjendën e tij në ekipin e Atletikos së Madridit. Të shtunën e fundit, fitorja ndaj Las Palmasit i solli këtij trajneri argjentinas fitoren e tij jubilare, atë të 200-të, në stolin e drejtimit të këtij ekipi të njohur madridas. Karrierën e tij në këtë klub, Simeone e nisi, më 7 shtator 2011, kur i drejtoi “jorganxhinjtë” në ndeshjen ndaj Malagës. Sidoqoftë, fitorja e parë e tij erdhi më 15 shtator të atij viti, në ndeshjen me Vilarealin.
Këto 200 fitore gjatë pesë sezoneve të kaluar i kanë shërbyer atij që të fitojë një titull në Ligën e Evropës, një në Superkupën evropiane, një Kupë Mbreti, një në Superkupën e Spanjës dhe një në Primerën spanjolle.
Para tij, në “listën e përjetshme” ndodhet vetëm Luis Aragones që ka shënuar 321 fitore në 611 ndeshje.