Serhio Ramos vendos nje rekord te ri qe nuk eshte dhe aq per t’u ndjere krenar; me kartonin e verdhe te marre ne ndeshjen ndaj Romes, kapiteni i Realit te Madridit behet futbollisti me me shume kartone te tille ne historine e Liges se Kampioneve.
Serhio Ramos e ka cuar ne 37 numrin e kartonave te verdhe te marre ne kete kompeticion duke thyer rekordin e Pol Skolls me 36. Por jo vetem kaq, Ramos eshte ai qe ka marre me shume kartona edhe ne historine e Liges spanjolle me 165 kartona te verdhe dhe 19 te kuq.
Dhe per ta mbyllur, Ramos eshte futbollisti me me shume kartona te kuq ne historine e Realit te Madridit, 24 te tille. Jane kto shifra qe tregojne agresivitetin qe shfaq 32 vjecari kur vesh fanelen e Realit te Madridit.
Sfidanti.al