Reali më mirë se Barça, por rrogat do të ulen me mbi 45 milionë euro!

Një klub gjigand si ai madrilen mund të thuhet se është më i përgatitur për të përballuar krizën ekonomike të epokës sonë. Në krahasim me Barcelonën, Reali ndihet më mirë, por edhe në “Santiago Bernabeu” ka bisedime me lojtarët për të ulur rrogat. Sezonin e kaluar ndodhi ulja e parë e pagave në klub, dhe ishte prej 45 milionë eurosh. Në Asamblenë e mbajtur dje, presidenti Perez theksoi se të ardhurat janë ulur sërish deri në 616 milionë euro, që do të thotë 25 për qind, ndaj edhe për këtë sezon duhet të ketë sërish ulje rrogash, të paktën 45 milionë, por ndoshta edhe më shumë. Kjo krizë financiare mund të ndikojë edhe në blerjet e verës së ardhshme. Pra, nuk dihet sesi mund të bëhen paratë për një transferim të tillë gjigand.

Sfidanti.al