Luis Suarez konfirmoi se e dinte më përpara përgjigjen e testit të provimit të gjuhës italiane të dhënë në Universitetin për të Huajt në Perugia. Kjo është ajo që rezultoi se futbollisti ka thënë në deponimin e bërë prej tij për hetuesit e Perugias që po hetojnë provimin e tij farsë të për njohjen e gjuhës italiane.
Sulmuesi uruguajan ishte në cilësinë e dëshmitarit dhe deponimin e tij e bëri nëpërmjet një videokonferencë. Hetuesit që në fillim u shprehën se prisnin që dëshmia e Suarez të ishte interesante dhe vjen edhe konfirmimi. suarez ishte i shoqëruar nga përkthyesi i tij dhe dëshminë e dha në gjuhën spanjolle.
ndërkaq në ditët e kaluara, rektorja e Universitetit, Giuliana Grego Bolli dha dorëheqjen nga posti i saj, ndërkohë që është e pezulluar për 8 muaj për hetimet e provimit të Suarez që panë të përfshirë edhe një prej drejtuesve të Juventusit, Fabio Paratici i hetuar për dëshmi false si dhe avokatin e klubit Luigi Chiappero.
sfidanti.al