Unioni i Berlinit, “xhuxhi” i shkëlqyer i Bundesligës “pa para në xhep”!

Është në vendin e pestë në renditje në një kampionat ku vështirë se mund të meritonte të ishte. Flasim nga ana financiare, pasi Unioni i Berlinit është një “xhuxh” me një vlerë skuadre prej vetëm 61 milionë eurosh, që do të thotë në vendin e parafundit të kësaj renditjeje, duke lënë pas vetëm Arminian e Bilefeldit. Edhe Mainci, që ndodhet një vend më lart, ka një vlerë ekipi 50 për qind të më të madhe sesa kryeqytetasit.

Gjithsesi, kjo nuk e ka penguar skuadrën e trajnerit Urs Fisher që të grumbullojë 21 pikë në 13 ndeshje, të ketë vetëm 2 humbje, e të shënojë më shumë gola sesa rivalë, me përjashtim të Bajernit dhe Leverkusenit! Klubet e tjerë të Bundesligës kanë vlerë skuadre të pakrahasueshme, pasi Bajerni e ka gati 900 milionë euro, Dortmundi 615, Lajpcigu 528, Leverkuseni 343 apo Mynshengladbahu 341 milionë. Unioni po cilësohet gjithnjë e më shumë skuadra e parë e Berlinit, mbi Hertën, ndonëse kjo e fundit ka një ekip me vlerë 252 milionë euro.

Sfidanti.al