Reali jep 80 milionë për “zëvendësin” e Modriçit, Çuamenin

Nuk është i vetmi ekip që e kërkon, pasi në radhë janë edhe Paris SG e Liverpuli, por për momentin duket se Reali mund ta fitojë edhe këtë “ndeshje”. Orelie Çuameni (Aurelien Tchouameni) është futbollisti i Monakos që është kthyer në “objekt” dëshire të të mëdhenjve dhe madrilenët japin mbi 80 milionë euro. Flasim për një mesfushor që është vetëm 22 vjeç dhe që në “Bernabeu” e shikojnë si zëvendësuesin natyral të Luka Modriçit. Kroati do të jetë shpejt 37 vjeç dhe nuk do të mundet të jetë siç duhet “motori” i ekipit. Konkurrenti kryesor për Realin është PSG, edhe pse trajneri Karlo Ançeloti e ka marrë vetë në telefon futbollistin.

Sfidanti.al