Ishte një mbrëmje madrilene ajo e “Eurokupës”, siç e quajnë në Spanjë. Futbollistët e Realit shkëlqyen me kombëtaret e tyre, dhe të tillë ishin Toni Kros, Eden Hazar e Luka Modriç, pa harruar edhe Sergio Ramosin, Valverden, Varanin e Kurtuanë.
Gjermania u kualifikua për në Euro 2020 falë një Krosi të pamasë, që shënoi dy gola e shërbeu një asist ndaj Bjellorusisë. Dy gola edhe për Eden Hazarin, ndërsa Belgjika triumfoi ndaj Rusisë. Ky ishte një konfirmim i përmirësimit të lojës së tij me Realin kohët e fundit, pas krizës së fillimit të sezonit. Luka Modriç shërbeu një pasim goli, por sidomos luajti shumë mirë për Kroacinë. Zidan duhet të jetë i lumtur edhe për Valverden, që ishte titullar për Uruguajin në fitoren ndaj Hungarisë.
Sergio Ramos luajti ndeshjen e 169-të me kombëtaren, duke qenë rekordmen i “furive të kuqe”. Rodrigo debutoi me Brazilin, në miqësoren ndaj Argjentinës, dhe kjo në moshë tepër të re. Lajm i mirë kthimi në fushë i Garet Bejlit për Uellsin, pas disa javësh i dëmtuar.
Sfidanti.al