Cristiano Ronaldo do të mungojë edhe në tre ndeshjet e ardhshme të Real Madridit, kjo s’është pak.
TAS e ka konfirmuar dënimin prej pesë ndeshjeve të Cristiano Ronaldos, pas kartonit të kuq që kishte marrë ndaj Barcelonës në kuadër të Superkupës së Spanjës.
Portugezi tashmë nuk ka luajtur në dy ndeshje, ndaj Barcelonës në Santiago Bernabeu dhe Deportivo La Corunas në fushën e tyre..
Në këto dy ndeshje Reali fitoi pa problem, 2:0 ndaj Barcelonës në Santiago Bernabeu dhe 0:3 ndaj Deportivos në udhëtim.
Atij i kanë mbetur edhe tre ndeshje që të shlyej dënimin, çka do të thotë se nuk do të mund të luajë në tre ndeshjet e ardhshme të La Ligas ndaj Valencias, Levantes dhe Real Sociedadit.