Ramosi i nxehur me Kasemiron: Mbaj gojën, mos fol kështu!

Mbas ndeshjes “El Klasiko” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit
(5-1), një nga lojtarët kryesorë të këtij të fundit, Kasemiro, i zhgënjyer tha: “Kjo ndeshje ishte, me të vërtetë, katastrofë, ashtu si edhe e gjithë kjo pjesë e sezonit që nga fillimi. Ne duhet të vrapojmë dhe të përpiqemi shumë më tepër”.
Por këto fjalë të ashpra e nxehen keq kapitenin e Realit, Serhio Ramos, që iu përgjigj menjëherë futbollistit brazilian: “Kjo është një situatë shumë e keqe për neve, por ne nuk duhet të fajësojmë askënd tjetër, veç vetes. Unë i përgëzoi katalonjasit, kurse ne duhet të gjejmë rrugëdaljen nga kjo situatë. Por, Kasemiro, duhet ta mbajë gojën dhe të mos flasë keq për lojën tonë”.
Sfidanti.al