Veç synimit që të ndihmonte ekipin e tij që të merrte tri pikët në ndeshjen e fundit të Primeirës spanjolle me Seviljen, mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitiç, kishte edhe një mision tjetër. Futbollisti kroat, gjatë të gjithë ndeshjes, sidomos, 30 minutat e fundit, u përpoq që, pa rënë në sy, të merrte një karton të verdhë dhe, në fund të ndeshjes, ai e realizoi këtë synim. Kështu që, në rast se futbollistët synojnë që t’u shmangen kartonave të verdhë, Rakitiçi i kishte vënë vetes një detyrë krejtësisht të kundërt. Krijuesi i lojës së Barcelonës, tanimë, i kishte kishte katër kartona të verdhë dhe marrja e kartonit të pestë do të thotë një pezullim prej një ndeshjeje, pra një pushim i shkurtër.
Ndeshjen tjetër, ekipi kampion spanjoll e ka me Malagën, ndërsa, më pas, vijnë ndeshja me Sosiedadin dhe derbi i madh kundër Realit të Madridit. Duket se, sipas Rakitiçit, më mirë do të jetë që ai të mos luajë kundër Malagës, kështu që mund të jetë i relaksuar në ndeshjet me Sosiedadin dhe Realin që do të luhet më 23 prill. Rakitiçi, në fund të ndeshjes me Seviljen, arriti që ta marrë kartonin e verdhë, pasi e tërhoqi prej blueze lojtarin kundërshtar, N’Zonzi. Kështu që ai nuk do të luajë kundër Malagës.
sfidanti.al