Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, i ka quajtur spekulime lajmet për transferimin e mundshëm të Ivan Rakitic te Manchester City, transmeton Gazeta Express.
Kroati nuk u ftua për ndeshjen kundër Villarreal, ku Barcelona barazoi 1:1. Kjo rriti edhe më shumë spekulimet për një largim të mundshëm nga “Camp Nou”, por kështu nuk mendon trajneri spanjoll, i cili e la në shtëpi lojtarin për çështje taktike.
“Mungesa e Rakitic nuk ka të bëjë asgjë me këto spekulime”, tha fillimisht ai. “Mediat që raportojnë, si në Spanjë ashtu edhe në Kroaci, nuk janë aspak të besueshme”.
“Është puna ime që të zgjedh formacionin më të mirë, dhe kjo është çfarë do të bëj”, shtoi Enrique për “Movistar+”.
Derisa kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, zëvendës presidenti i klubit, Jordi Mestre, bëri të ditur se janë duke negociuar me lojtarin për rinovimin e kontratës dhe se duan që ai të qëndrojë në “Camp Nou”.
Për lojtarin është duke u interesuar Manchester City që raportohet se ka bërë gati 42 milionë funta për t’i siguruar shërbimet e kroatin.