Nuk ndalet Ronaldo edhe pse  kundër ka një alien si Leo Mesi..

Kristiano Ronaldo është favorit për ta fituar çmimin “Lojtari më i mirë për vitin 2016” nga FIFA

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, për ta fituar çmimin “Lojtari më i mirë për vitin 2016” nga FIFA, ka për rival yllin e Barcelonës, Leo Messin dhe atë të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Për herë të parë pas disa viteve, FIFA rikthehet të ndajë këtë çmim, pasi për gjashtë vite me radhë ndau “Topin e Artë” së bashku me “Francë Footbal”.

FIFA ka publikuar një video dhe foto ku zbulohet se si punohet çmimi i ri, që pret të mësojë fituesin sonte nga ora 17:30.