Andres Iniesta e ka pranuar se Real Madridi është rival tejet i vështirë, teksa shtoi se ekipi i tij meritoi më shumë se një pikë
Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, i cili u rikthye në fushën e gjelbër pas pothuajse dy muajve, thotë se ekipi i tij e meritoi fitoren ndaj Real Madridit, pas barazimit 1:1 në “Camp Nou”, shkruan Gazeta Express.
“Ne e dinim se ata janë të rrezikshëm, sidomos nga ndërprerjet. Deri në momentin e golit, mendoj se bëmë mjaftueshëm që t’i marrim tri pikë, por më pas erdhi ndëshkimi”, tha fillimisht Iniesta.
“Megjithatë mendoj se ne ishim më të mirë dhe merituam fitoren. Luajtëm mirë dhe kontrolluam ndeshjen, sidomos në pjesën e dytë, por nuk i konkretizuam rastet”, shtoi kapiteni i Barcelonës.
“Tani duhet të shohim përpara dhe të fitojmë çdo ndeshje që të qëndrojmë në hap me Realin”, tha mes tjerash.