Në ndeshjen e parafundit te kampionatit spanjoll, Betisi arriti që ta mundë Realin në “Santiago Bernabe”. Kjo ishte hera e tretë me radhë që Reali nuk arrin që të fitojë në fushën e vet, kështu që kapiteni i ekipit “mbretëror”, Serhio Ramos, u bë shumë keq, deri sa arriti që ta shprehë dufin e vet kundër gjyqtarëve me deklaratën e mëposhtme:
“E çfarë të them për gjykimin që po bëhet gjithnjë e më i keq. Nuk habitem që gjyqtarët nuk na japin penallti neve, megjithëse këtë e bëjnë, kur është fjala për Barcelonën. Cfarë të bëjmë, duhet t’i respektojmë personat zyrtarë. Ky është një fillim zhgënjyes i sezonit, por nuk duhet që neve të na përfshijë paniku, pavarësisht nga gjendja jonë në tabelën e klasifikimit”, vuri në dukje Ramosi.
Sfidanti.al