Dhe nuk flitet për Zinedin Zidan, por për djalin e tij Enzo, i cili do të largohet nga ekipi i dytë i Realit të Madridit. Sipas asaj që raporton Marka, Zidane mendon se më e mira për djalin e tij 22 vjeçar është që të huazohet në ndonjë skuadër. Kjo do t’i mundësonte atij të fitojë përvojë, për t’u rikthyer në Madrid në ekipin e parë, ashtu siç ka ndodhur dikur me Karvahal, Vaskez, Asensio, apo Kasemiro.
Po sipas të përditshmes spanjole, marrëveshja e huazimit të Enzo Zidan me Alavesh mund të mbyllet këtë javë. Markos Jorente pritet të kthehet në “Santiago Bernabeu” si zëvendësuesi natyral i Kasemiros edhe ai pas një huazimi të suksesshëm pikërisht tek Alavesh, me të cilën u kualifikua në finale të Kupës së Mbretit.