Ngolo Kante dhe Ronaldo, cilat janë planet e Realit të Madridit?!

Nga Katalonja garantojnë se në “Santiago Bernabeu” nuk i kanë hequr vizën. Pra, që Kristiano Ronaldo edhe mund të kthehet tek Reali, ndonëse është 35 vjeç, dhe ndonëse u largua me polemika. Të paktën, kështu shkruan “El Mundo Deportivo”, që thotë se Reali nuk e heq nga radarët ish-yllin e vet, ndonëse pritet të ketë shumë vështirësi për të realizuar kthimin. Nuk dihet se çfarë mendojnë tek Juventusi, apo se çfarë mendon vetë Kristiano, por e përditshmja barceloniste shkruan se CR7 ka qenë lojtari më i rëndësishëm madrilen i dekadave të fundit, dhe ka privilegjin të bëjë zgjedhje. Reali ndërkaq po mendon, sipas të njëjtës gazetë, për Ngolo Kantenë. Mesfushorin francez “merengesit” e kanë dashur edhe më parë, por nuk e kanë marrë dot. Pritet që Çelsi të pranojë ta humbasë këtë verë kampionin e botës.

Sfidanti.al