Stekhauz more shumë guxim të krahasosh veten me Majkëll Xhordanin!

Ishte sezoni i tij i fundit në NBA, dhe kaloi si një ceremoni madhështore lamtumire. Ylli më i madh i të gjitha kohëve, Majkëll Xhordani, do t’i jepte fund karrierës së tij të lavdishme në 2002-2003, në moshën 40-vjeçare, por dikush nuk paska pasur aq shumë adhurim për këtë, atë vit. Ky “dikush” qenka ish-shoku i tij i skuadrës, Xherri Stekhauz, i cili ishte gjithashtu një nga liderët e Uashington Uizardsit atë sezon. Duke kujtuar legjendën në hapat e tij të fundit, Stekhauzi merr guximin të nxjerrë nga goja këto fjalë.

“Ishte e vështirë të luaje në krah të idhullit tën, por që në ato momente nuk ishte më i mirë sesa ti, – u shpreh ai, – në atë moment, unë isha më mirë sesa Majkëlli, por loja kalonte gjithsesi nga duart e tij. Bëhej ajo që vendoste Xhordani. Humba një pjesë të admirimit për të. Majkëllit nuk i pëlqente që lideri i ekipit të ishte dikush tjetër, dhe jo ai”. Atë sezon, edhe pse 40 vjeç, Xhordani pati mesataren 20 pikë për ndeshje dhe saktësinë në gjuajtje 45 për qind, që nuk është aspak keq. Ai u bë i vetmi 40-vjeçar që shënoi 43 pikë në një ndeshje të NBA-së, por Stekhauzit as kjo nuk i paska pëlqyer. Gjithsesi, edhe nëse Xhordani nuk ishte në maksimum, kjo gjë nuk mund të shërbente për të ulur admirimin për të!

Sfidanti.al