Lukaku, Handa e Brozoviç kthehen, Interi paguan 20 milionë për Sensin!

Për stërvitje në grup ende nuk bëhet fjalë, pasi Italia nuk është Gjermani, por gjithsesi kthimi po bëhet me shpresë. Disa nga yjet e Interit po vijnë “në shtëpi”, pas shtegtimit në atdheun e tyre, dhe bëhet fjalë për Romelu Lukakun, Samir Handanoviçin e Marcelo Brozoviçin. Ekziston optimizmi se situata do të përmirësohet për një kohë jo shumë të gjatë dhe ata do të nisin sërish nga puna. Kjo do të thotë se tek Interi janë kthyer që të gjithë lojtarët e huaj, me përjashtim të Diego Godinit që pritet të hënën, pasi uruguajani duhet të kalojë Atlantikun. Tashmë, lojtarët duhet të kalojnë 2 javë në karantinë, përpara sesa të kenë mundësi të bëjnë diçka tjetër. Klubi ndërkaq do të paguajë pjesën e duhur për kartonin e Sensit. Flitet për rreth 20 milionë euro që duhet t’i paguhen Sasuolos, që e dha huazim në “San Siro”, ndonëse do të ketë bisedime.

Sfidanti.al