Media në Spanjë njofton se bashkëshortja e sulmuesit francez të Atletiko Madridit, Antoan Grizman, po kërkon shtëpi në Barcelonë.
Grizmani, në fakt, është objektivi nr.1 i Barcelonës, gjatë verës së ardhshme, dhe katalonjasit janë gati të paguajnë për të 100 milionë euro.
Sponsori i Barcelonës, “TV3”, si edhe radio “Katalunja”, kanë publikuar lajmin se bashkëshortja e Grizmanit, Erika Çoperena, ka shkuar në Barcelonë për të parë një shtëpi përkatëse.
Barcelona do të mund ta blejë Grizmanit vetëm, nëse do të shesë, të paktën, tre lojtarë gjatë periudhës se vetës.
Sfidanti.al