Hamburgu drejt renies, tifozet kercenojne lojtaret me…11 kryqe

Pas humbjes katastrofike me Bajernin e Mynihut 6-0, disa persona te paidentifikuar vendosen te kercenojne Hamburgun duke varur ne kangjellat e qendres stervitore te kesaj skuadre 11 kryqe. Sipas policise, kryqet u shfaqen ne mbremjen e se shtunes dhe ishin te shoqeruara nga nje kartele ku shkruhej; ‘Erdhi ora juaj, nuk mund ta lini t’ju shpetoje’.

Si kryqet ashtu edhe kartela u hoqen menjehere dhe sipas zedhenesit te policise behet fjale per nje kercenim ndaj skuadres se Hamburgut per te cilin kane nisur hetimet.

Nderkaq Hamburgu, qe eshte i parafundit ne renditjen e Bundesliges ka rritur masat e sigurise rreth stadiumit. Me te drejte te klubi gjerman jane terrorizuar dhe te gjithe duan te dine se kush qendron pas ketij veprimi.

Hamburgu eshte e vetmja skuader ne Bundeslige qe nuk ka luajtur asnjehere Bundesliga 2. Vitet e fundit kjo skuader ka notuar ne keto ujera, por gjithnje ka shpetuar. Kete radhe duket se renia nje kategori me poshte eshte e paevitueshme duke qene sa kane mbetur edhe 8 jave nga mbyllja e kampionatit.

Sfidanti.al