Leo Messi, Luis Suarez e Neymar, kanë arritur në kuotën e 302 gola së bashku me Barcelonën, pasi secili shënuan nga një gol në fitoren 3:1 ndaj Athletic Bilbaos
Pas ndeshjes, Neymar i lumtur që gjeti rrugën drejt golit pas më shumë se një mijë minutave, postoi një foto në Instagram së bashku me Suarez e Neymar, ku duke përdorur inicialet e tyre kishte shkruar: (M)uito-shumë Pouco(S)-pak dhe (N)ada-asgjë.
Pas këtij postimi në rrjetet sociale, është Marca që bën shaka me Neymarin duke shkruar: Messi më shumë, Suarez më pak dhe Neymar asgjë, për faktin se braziliani është lojtari që ka gjetur më së paku golin gjatë ndeshjeve të luajtura së bashku.