Në Spanjë mendojnë kështu: Liga të përfundojë, jo një ndeshje në dy ditë!

Është vetë presidenti i Federatës së Futbollit që flet, dhe padyshim që duhet respektuar. Luis Rubiales deklaron se nuk do të ishte e udhës që sezoni të anulohej, pavarësisht nga situata, dhe se La Liga duhet t’i japë verdiktet e saj në fushë. Ndoshta do të duhet të luhet në verë, por Rubiales e sheh më të ndershme kështu. “Kur situata të jetë normalizuar, – thotë ai, – mendojmë që kampionatet duhet të përfundojnë, që të ketë ngjitje një kategori më lart, dhe zbritje nga kategoria. Nuk më duket normale që të luajmë një ndeshje çdo 48 orë, pasi nuk është njerëzore. Synimi ynë po ashtu është që finalet e Kupës të luhen me tifozë”. Nuk dihet nëse do të realizohen këto plane ende “në ajër” të shefit të Federatës, ndërsa duhet marrë po ashtu mendimi i klubeve dhe i La Ligës.

Sfidanti.al