Ndeshjet e Barcelonës po arratisen, Kamp Nou do “fluturojë” në Kinë?!

Drejtori i përgjithshëm i Barcelonës, Oskar Grau, nuk e përjashton aplikimin e një varianti të ri të zhvillimit të ndeshjeve, kështu që ka mundësi që ndonjë ndeshje e klubit katalonjas të zhvillohet në Kinën e largët. Më parë, sikurse është bërë e ditur, Barcelona planifikonte zhvillimin e ndeshjes me Zhironën në Majami të SHBA-së, por FIFA mori një vendim që e ndaloi zhvillimin e kësaj ndeshjeje në territorin amerikan.
“Një diçka e tillë, deri tani, nuk ka ndodhur ndonjëherë në Spanjë, por ne tani mendojmë në mënyrë globale. Tregje të reja, territore të reja dhe kohë të reja, ne duhet të përshtatemi. Për neve nuk përbën ndonjë problem ndërrimi i brezave të orëve. Ne thjesht duam që të kemi një auditor sa më të madh. Ndeshje në Majami? Pse jo. Unë mendoj se gjatë këtij viti një ndeshje e tillë vështirë se mund të organizohet, por nëse do të krijohet mundësia e zhvillimit të ndonjë ndeshjeje në SHBA, përse të mos organizohet një e tillë edhe në Kinë?” – deklaroi drejtori i përgjithshëm i klubit katalonjas.
Sfidanti.al