Mos vallë Reali ka nisur të mendojë tani për Poçetinon?!

Nuk dihet nëse gazeta “Marka” e bëri rastësisht rikujtimin e emrit të tij, apo ka pasur ndonjë sinjan nga brendësia e klubit. Maurisio Poçetino është rikthyer si objekt interesimi në Madrid, pas zhgënjimit që dhuroi Reali i Zidanit në fushën e Betisit. Humbja bëri që të shpëtonte nga duart kryesimi, por më shumë se gjithçka tronditi paraqitje tepër e dobët dhe mungesa e përgjegjësisë për të shfrytëzuar mundësinë që ishte krijuar pas fitores në “El Klasiko”

“Mënyra e drejtimit të skuadrës nga Zidani ka krijuar dyshime, – shkruan “Marka”, – dhe argjentinasi duket si kandidatura më e mirë për ta zëvendësuar”. Vetë trajneri argjentinas është shprehur se është i gatshëm të kthehet në profesion, pak rëndësi ka se në cilën skuadër do të jetë. “Marka” shkruan se presidenti madrilen, Florentino Perez, është i pakënaqur nga Zidani, sidomos me blerjet e verës, ndërsa një eleminim (mëse i mundshëm) nga Championsi do të ishte ndoshta një goditje përfundimtare. Sidoqoftë, duhet pritur deri në fund të sezonit, sepse La Liga ende mund të fitohet.

Sfidanti.al