Morata te Atletiko Madrid: Njerëzit e dinë se cfarë do të thotë kjo për mua

Alvaro Morata do të vazhdojë pjesën tjetër të sezonit te Atletico madrid, skuadra ku pati fillimet e tij si futbollist. Sulmuesi spanjoll mbërriti në Madrid në mbrëmjen e së shtunës për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore me skuadrën e tij të re.

Morata nuk e fshehu kënaqësinë e tij për këtë transferim të tij nga Celsi te Atletiko duke tjheksuar se mezi po pret që të nisë punën me shokët e skuadrës së tij të re, sigurisht pa harruar të përmendë edhe të kaluarën e tij te Reali i madridit

‘Jam shumë i kënaqur për këtë etapë të re, kishte ditë që e prisja-tha Morata-njerëzit që më njohin e di sesi ndihem dhe si kanë qenë ditet e funfit. Jam shumë i kënaqur. është normale që njerëzit të kenë opinionet e tyre, por unë e di atë cfarë duhet të bëj. E nisa karrierën time si futbollist i Atleticos dhe njerëzit që e dinë nga vij, e njohin historinë time dhe cfarë do të thotë kjo për mua. E kaluara nuk mund të ndryshoher dhe unë jam krenar për të’

sfidanti.al