Rabiot me zemër të artë; dhuron 25 mijë Euro për kërkimet për Emiliano Salën

Ndërsa policia e Grensi pezulloi kërkimet për futbollistin e zhdukur Emiliano Sala, familja e tij nuk dorëzohet. Ai që mendoi të japë një ndihmë në këtë pikë ishte edhe Adrien Rabiot. Futbollisti i Paris Sën Zhermenit kaloi 25 mijë euro për llogari të familjes së futbollistit argjentinas për të rinisur kërkimet për të.

Emiliano Sala ishte duke udhëtuar nga Nanta në Kardif kur mbrëmjen e së hënës avioni i tij u zhduk nga radarët teksa ishte mbi kanalin e La Manshit, në bordin e të cilit ishte edhe piloti Dejv Ibotson. pas dy ditësh, autoritetet publike i pezulluan kërkimet për futbollstin dhe pilotin, por falë nismës private ato nisën sërish.

Mësohet se në total ishin 1800 persona që dhuruan fonde në mënyrë që të rinisnin kërkimet për futbollistin argjentinas që sapo kishte nënshkruar kontratën e tij me skuadrën e Kardifit.

sfidanti.al