Duket e vështirë të krijohet një “dinasti titujsh” nga kjo skuadër, edhe pse Barcelona e madhe sot nuk është më e tillë. Reali i Madridit bëri një tjetër gabim në La Liga duke barazuar 1-1 në fushën e Elçes, ndërsa duket se yjet që përbëjnë ekipin “merenges” nuk janë aq me shkëlqim sa mendohej. Mediat spanjolle patën kritika të ashpra, duke veçuar vetëm Luka Modriçin që nuk lodhet kurrë. Kroati shënoi edhe golin, por gabimet në mbrojtje vazhdojnë, ashtu si edhe ata në sulm.
Karim Benzema shpërdoroi rast goli, Sergio Ramos po ashtu, Eden Hazar nuk dha impaktin e pritur, ndërsa Vinisius luajti pak. Karvahal, ndërkaq, ishte fajtor për penalltinë që solli barazimin e Elçes në minutën e 57-të. “Duhet t’i ngremë një monument Modriçit”, – shkruan “AS”. Analiza e të përditshmes ishte që “Reali duhet të ndryshojë sistemin e lojës ndaj ekipeve të tillë si Elçe, pasi u duk njëlloj si ndeshjet ndaj Shahtarit, Kadisit, Alaveshit”. Në renditjen e La Ligës, Reali është 2 pikë prapa Atletikos ndërsa kjo e fundit ka luajtur dy ndeshje më pak.
Sfidanti.al